Topalli kujton shkeljen e Kushtetutes nga Presidenti
21/09/2010Zgjedhja e kreut te kushtetueses rikthen konfliktin politik PD-Topi
Albana Lika
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka rikthyer ne vemendje debatin politik mes mazhorances dhe Presidentit te Republikes Bamir Topi per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Ne pergjigje te interesit te medies kryeparlamentarja ka deklaruar se afati kushtetues per zgjedhjen e kreut te Kushtetueses ka kaluar qe prej kater muajsh duke akuzuar ne menyre indirekte per shkeljen e ligjit ate qe ka detyren e emerimit kreun e shtetit shqiptar. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme edhe gjate pushimeve per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma - theksoi Topalli pas konferences se perbashket per shtyp me Kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baroneshen Helene Hayman. Per mazhorancen Presidenti Topi duhet te kishte ushtruar detyrimin kushtetues per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese qe me daten 4 qershor te ketij viti. Presidenca reagoi menjehere per kete deklarate te bere ne fund te muajit korrik permes keshilltarit juridik Spiro Peci i cili mes arsyet e deshtimit te Presidentit te Republikes per te zgjedhur kreun e Kushtetueses perfshiu zvarritjen nga Kuvendi te zgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese. Aktualisht Komisioni i Ligjeve ka ne proces verifikimin e figures se kater kandidateve te propozuar nga kreu i shtetit qe do ti hape rruge procesit te zgjedhjes se kreut te tyre. Dekretet i kane kaluar Komisionit te Ligjeve dhe shqyrtimi do te behet sipas procedures se re nje procedure qe ka shenuar nje progres te jashtezakonshem per te bere nje skaner te te gjithe emrave dhe per te bere transparencen me te madhe ne te gjithe historine dhe ne te gjitha vendimet qe jane marre - vijoi Topalli. Ardian Leka Fatmir Hoxha Edlira Jorgaqi dhe Artan Hoxha jane kater emrat e rinj qe Presidenti i Republikes dekretoi disa dite me pare per anetare ne Gjykaten Kushtetuese. Per secilin prej tyre Komisioni i Ligjeve ka percjelle disa kerkesa ne disa nga institucionet lidhur me performancen e tyre.
Konsensusi
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha dje se mazhoranca eshte vendosur per te kryer cdo lloj transparence dhe hetimi te zgjedhjeve te 28 qershorit duke u bazuar vetem te Kushtetuta dhe ligjet vendit. Rezoluta e Parlamentit Evropian per Shqiperine mbetet per ne nje baze e rendesishme per procesin e transparences. Ne jemi te gatshem te ngreme ne cdo kohe komisionin e posacem hetimor i cili do te veproje mbi ligjet e ketij vendi. Pavaresia e pushteteve dhe pacenueshmeria e vendimeve te gjyqesorit eshte e shenjte per sistemin tone demokratik - u shpreh Topalli. Ajo garantoi se menjehere sapo te vije kerkesa bazuar ne Kushtetute dhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian Kuvendi do te ngreje komisionin hetimor duke i dhene opozites edhe kryesine edhe mazhorancen sipas nje vendimi te Parlamentit. Ne - vijoi kryeparlamentarja - gjithmone e kemi ftuar dhe shtrire doren e bashkepunimit me opoziten edhe per ndryshimin e Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme. Negociatat mes mazhorances dhe opozites kane ngecur pikerisht te fati i fleteve te votimit ceshtje per te cilen PS-ja kerkon mendimin e Venecies ndersa mazhoranca mjaftohet me vendimin e Gjykates Kushtetuese.