E Diel, 1 Nëntor 2026

Synohet rritja e pensioneve 5 per fshatin dhe 10 per qytetin

21/09/2010Ministri Ksera prezanton ne komision objektivat e periudhes 2009-2013

Mbeshtetur ne parashikimet e projektbuxhetit afatmesem 2011-2013 qeveria synon qe rritja e pensioneve per vitet ne vazhdim do te jete ne masen 5 per qytetin dhe 10 per fshatin. Deklarata eshte bere nga ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Spiro Ksera gjate prezantimit ne Komisionin parlamentar te Shendetesise per objektivat per periudhen 4-vjecare 2009-2013. Sipas tij objektivi kryesor afatmesem i percaktuar ne dokumentet strategjike eshte zhvillimi bashkekohor i skemes se sigurimeve shoqerore te detyrueshme dhe kombinimi i qendrueshmerise financiare te tyre ne kuadrin e nje sistemi shumekolonesh. Intensifikimi i perpjekjeve per forcimin e metejshem te qendrueshmerise financiare te skemes se sigurimeve shoqerore duke synuar rritjen graduale por me te shpejte te kontributeve ne krahasim me rritjen e perfitimeve si dhe duke minimizuar subvencionet buxhetore. Te ardhurat nga kontributet parashikohet te rriten mesatarisht me 12-15 ne vit duke arritur qe ne vitin 2013 krahasuar me vitin 2009 te jene rreth 50 me te larta. Shpenzimet parashikohen te rriten mesatarisht 8-10 - theksoi ministri Ksera. Ndersa perparesite strategjike dhe politikat ne fushen e sigurimeve shoqerore kane te bejne me ristrukturimin dhe reformimin e sistemit ekzistues njeshtylles pay as you go per te bere nje lidhje me te drejtperdrejte midis kontributeve dhe pensioneve kalimin gradual me hapa te matur dhe ne klimen e nje konsensusi politik drejt nje sistemi shumeshtyllesh te pensioneve garantimin e nje kostoje fiskale me te ulet sigurine financiare te pensionisteve dhe te drejtat e fituara te kontribuesve roli maksimal i shtetit ne forcimin e kontrollit ndaj institucioneve te licencuara te investimeve qe do te operojne ne tregun e sigurimeve e te pensioneve.

Mbrojtja e moshave te treta

Pergatitja e sistemit per te kaluar drejt nje sistemi shumeshtyllesh nepermjet forcimit dhe reformimit te skemes aktuale nxitjes dhe zhvillimit te fondeve private si kolona te treta te sistemit te pergjithshem te sigurimeve shoqerore per te siguruar nje mbrojtje sociale me efikase per moshat e treta.

Marreveshjet per emigrantet

Konkludimi i marreveshjeve bilaterale dhe aderimi ne marreveshjet evropiane e me gjere ne fushen e sigurimeve shoqerore. Nder objektivat e qeverise ne kete fushe jane vazhdimi i negociatave per realizimin e marreveshjeve bilaterale kryesisht me shtetet fqinje ku eshte edhe numri me i madh i emigranteve shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›