Mourinho: Sigurisht, Reali më i dobët se Barca

Jose Mourinho po vazhdon me deklaratat e tij interesante pas largimit nga Real Madridi. Trajneri portugez deklaroi se edhe gjatë periudhës sa ishte trajner i Realit, Barcelona ishte skuadër më e mirë.
"Në futboll rezultatet janë ato që bëjnë diferencën. Sa isha trajner i Realit, Barcelona vazhdonte të ishte skuadër më e mirë se Reali. Ata fituan më shumë pikë, më shumë tituj dhe arritën të dominojnë ndaj nesh" deklaroi Mourinho./Indeksonline/