Trajneri norvegjez: Shqiptarët s'janë të mirë!

Selektori i Norvegjisë në futboll, Egir Olsen nuk ka fjalë të mira për shqiptarët. Trajneri norvegjez tha në një deklaratë se shqiptarët nuk njihen për gjëra të mira në futboll.
"Ata kanë publik të zjarrtë, gjë e cila nuk na trembë. Unë sa e di ata janë poshtë të rënditur në ranglistën e "Fair Play-t". Kam dëgjuar se shqiptarët janë simulues dhe provokues. Shpresoj të jenë të gabueshme këto mendime. Stadiumi plot me tifozë nuk është se na tremb. Kujtoj ndeshjen me Zvicrën që nuk kishte vende në stadium dhe sipas meje, bëmë një ndeshje nga më të mirat” deklaroj Olsen./Indeksonline/