Haziri: Kjo është qeveri e pakicës
Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 13:14
Zyrtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta mbështesë përbërjen e re qeveritare, që do të propozohet nga mandatari Hashim Thaçi.
Haziri tha se qeveria që pritet të formohet nga PDK – AKR - Lista Rugova dhe parti të pakicave është qeveri e pakicës politike, madje më keq, edhe e pakicës etnike. “Në këtë mënyrë do të jenë pakicë edhe në popullatë”, u shpreh Haziri, për RTK-në.
Ish-ministri i kabinetit të kaluar të Thaçit akuzoi PDK-në se “po na qon prapë në punët e natës”, duke tentuar që sot të kryhet zgjedhja e presidentit dhe e qeverisë.