Sot mblidhet Kuvendi në pikëpyetje votimi për presidentin
PRISHTINE-Deputet e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, 120 syresh, pritet të betohen sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Seanca , që fillon në orën 11:00, do të ketë 4 pika të rendit të ditës, fillimisht është formimi i komisionit për verifikimin e mandateve, pastaj betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe në fund zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në rend dite nuk është parashikuar votimi për postin e Presidentit, por kjo megjithatë pritet të ndodhë gjatë së hënës.
Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi javën e kaluar kishte thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ditën e njëjtë.
Megjithatë zyrtarë qeveritarë kanë thënë se pas një pauze të seancës konstituive, do të thirret seanca tjetër, ku do të votohet i nominuari për President të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, votimi i presidentit bëhet me votim të fshehtë, në tri raunde. Nëse presidenti nuk arrin të zgjidhet në dy rundet e para me 2/3 e votave, atëherë në rundin e tretë kjo bëhet me shumicë të thjeshtë, apo me 61 vota të deputetëve. Në rast se dështon edhe hera e tretë e zgjedhjes së Presidentit, sipas Kushtetutës shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
(d.b/BalkanWeb)