E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hec e hec e hec..." e artistëve kosovarë, në Tiranë

“Hec e hec e hec...” titullohet ekspozita e perbashket ne skulputure, pikture, dhe instalacion e tre artisteve te rinj kosovare, te cilet prej vitesh kane dashur te paraqesin krijimet e tyre perpara publikut shqiptar.

"Deshira per te shprehur artin tone, krijimtarine tone ne Shqiperi, ka qene e kahershme. Ky cikel permban kryesisht pikturen abstrakte, siluetat, figurat e njerezve qe rrjedhin ne pikture, dmth paraqesin prezencen e vizitorit ne pikturen time", thote Arafat Hasani, piktor.

"Jane disa pika aty, 'hec e hec e hec..' e vazhdon prape. Me punimet e mia kam paraqitur tri cikla per milingonat, kam dash te studioj boten nentokesore per sa i perket milingonave sepse jane shume inteligjente, te organizuar, besnik sikurse ushtria", u shpreh Faton Aliu, piktor.

Piktura abstrakte dhe skulptura ngacmuese te punuara nga viti 2008 -2010, te kompozura prej artisteve ne 25 punime, kane percuar tek publiku konceptimet dhe ngacmimet e tyre artistike.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›