E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2010/Arbitrat: Të hapur ndaj teknologjisë

Arbitrat e Boterorit 2010 kane bere te ditur se jane gati te mirepresin cdo vendim te FIFA-s, per te aplikuar teknologjine gjate ndeshjeve te futbollit. Reagimi i xhaketave te zeza ka ardhur menjehere pas deklaratave te presidentit Sep Blater ne lidhje me mundesine per te perdorur teknlogjine, e cila do te ndihmonte arbitrat ne vendimet e tyre.

Blater ka qene nje nga kundershtaret me te zjarrte te kesaj ideje, por nen presionin e gabimeve arbitrare ne ndeshjet e Boterorit ka thene se FIFA mund te hape nje debat per vendosjen e aparaturave te vecanta per te treguar nese topi e ka kaluar apo jo vijen fatale. Shefi i departamentit ne arbitrave ne FIFA Jose Maria Garcia-Aranda, eshte shprehur se nuk e di nese teknologjia do t’i vije ne ndihme arbitrave.

"Nuk e di, dua te them se eshte dicka qe duhet te vendoset ne te ardhmen. Por per momentin nuk mund te themi nese duhet te perdoret apo jo teknologjia, apo nese do t’i ndihmoje apo jo arbitrat”, ka thene Aranda. Nderkohe arbitri anglez Howard Webb eshte shprehur se aplikimi i mekanizmave ndihmese do te ule kritikat ndaj vendimeve te drejtueseve te ndeshjes.

"Une jam i hapur per cdo gje qe do te bente me te besueshem arbitrat. Gjithsesi, mendoj se vendimi duhet marre nga njerezit, sido qe te jete ai. Une perdor eksperiencen time per te dhene vendime te drejta”, ka bere te ditur Web. Debati per futjen e teknologjise ne futboll eshte bere me i zjarrte pas gabimeve te renda te arbitrave ne Boterorin 2010: ne rastin e golit te Lampard ne ndeshjen Gjermani-Angli dhe atij te Carlos Tevez ne sfiden Argjentine-Meksike.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›