E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Mafiozët synojnë bregdetin e jugut. Rusët, që në kohën time

Mafia ruse e ka vene ne shenjester Shqiperine shume vite me pare. Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ne nje interviste per Alsat konfirmon se gjate kohes qe ai ka drejtuar sherbimin ka pasur sinjale te qarta qe tregonin interesin e madh te ruseve por edhe te organizatave kalabreze per te investuar.

"Mafia eshte nje term suhme i pergjithshem, por qe ruset te pakten, kane tentuar dhe me pare dhe pastaj kane blere shume prona ne te gjithe rajonin, qofte ne Mal te Zi dhe ne Greqi, tregojnë që ata po tentojnë në këtë rajon dhe nuk është cudi që po tentojnë dhe në Shqipëri. Po në Shqipëri do ta quaja që mbase e kanë dhe më kollaj. Sigurisht sinjale ka pasur, por thashe, duke studiuar rajonin behet shume e qarte tentativa e mafies ruse per tu futur ne kete rajon", thote Fatos Klosi, Ish Shef i Shërbimit Informativ.

Klosi e sheh te besueshem raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili e ve theksin pikerisht tek shtimi i organizatave mafioze qe zgjedhin te pastrojne parate e tyre ne Shqiperi. Bregdeti i jugut mbetet me i sulmuari ne kete drejtim pavarësisht problemeve te medha me mbivendosjen e pronave.Ish kreu i SHISH thote se Ballkani ne teresi eshte kthyer ne rajoni me te favorshem per shume nga organizatat e medha mafioze...

"Kane tentuar dhe tentojne ne fushen e turizmit, ne hoteleri, ne berjen e fshatrave turistike, sportive etj., keshtu qe ne keto fusha investimi eshte me i suksesshem, meqenese e kthen veten me shpejt, prandaj dhe tentojne ne keto fusha", vijon Klosi.

Detajet e raportit alarmues te shërbimit informativ iu bene te ditura komisionit te sigurise kombetare pak dite me pare ne nje mbledhje me dyer te mbyllura.Antareve te komisionit iu kërkua te ruhej sekreti i raportit por ai u publikua nga deputeti Erjon Brace ne mbledhjen e bordit ekonomik te Partise Socialiste.

Gent Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›