E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hekuri, simptomat e mungesës dhe tepricës dhe ndikimi i tyre në organizëm

Sasia e hekurit në trup mund të jetë problem si në mungesë ashtu edhe në tepricë.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi dhe është shumë e zakonshme. Arsyet që mund të çojnë në mungesë përfshijnë marrjen e ulët të hekurit përmes dietës, por edhe nevojën për të rritur kërkesat.

Shkaqe të tjera të mungesës së hekurit përfshijnë sëmundjet e zorrëve si sëmundja e Crohn ose sëmundja Celiac, të cilat shkaktojnë përthithje të keqe të hekurit.

Simptomat e mungesës së hekurit- Kur ka mungesë hekuri në trup, simptomat më të zakonshme që mund të shfaqen janë ngjyrë e zbehtë në lëkurë, dhimbje koke, gulçim, lodhje, flokë dhe thonjtë e brishtë, dobësi muskulore, këmbë dhe duar të ftohta.

Testi i gjakut- Kur dyshohet ose keni mungesë hekuri, mjeku do të kryejë hetimet e nevojshme për të zbuluar se cili është shkaku për ta trajtuar atë. Testi bazë për të filluar është testi i gjaku.

Simptomat e hekurit të tepërt- Hekuri i tepërt në trup mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Ndër sëmundjet që hekuri i tepërt mund të shkaktojë janë cirroza e mëlçisë dhe diabeti. Simptoma të tjera që mund të përfshijnë dhimbje kyçesh, lodhje, rritje të vëllimit të mëlçisë dhe humbje të libidos.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›