E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Virozat e stinës, rritet fluksi i vizitave në pediatrinë e Korçës

Më shumë se 50 fëmijë të grup moshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët. Këtë e pohon Robert Rado, shef i shërbimit të pediatrisë, ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe janë duke qarkulluar tre viroza stinore.

Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes me ambientin ku qëndrojnë fëmijët, me higjienën e tyre, por edhe me ushqimin që konsumojnë.

Në këtë periudhë të nxehtë vere, higjiena dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve janë dy nga masat kryesore që mjekët u rekomandojnë prindërve, në mënyrë që fëmijët të mos preken nga virozat e stinës.

Më shumë se 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët. Këtë e pohon Robert Rado, shef i shërbimit të pediatrisë, ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe janë duke qarkulluar tre viroza stinore.

Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes me ambientin ku qëndrojnë fëmijët, me higjienën e tyre, por edhe me ushqimin që konsumojnë.

Në këtë periudhë të nxehtë vere, higjiena dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve janë dy nga masat kryesore që mjekët u rekomandojnë prindërve, në mënyrë që fëmijët të mos preken nga virozat e stinës.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›