Padova, tentoi që të shtypë me furgon karabinieren, policia italiane qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar

Një 55-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje nga policia italiane në Padova të Italisë.
Shqiptari i quajtur, Haxhi Çollaku, ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas teksa kjo e fundit njoftoi karabinierët, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti.
Pas denoncimit të ish-gruas, në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë, të cilët i kërkuan 55-vjeçarit që të largohej nga hyrja e shtëpisë së ish-gruas pasi kjo e fundit kishte urdhër mbrojtje që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.
Shqiptari fillimisht iu bind urdhrit të policisë duke u larguar drejt furgonit të tij, dhe priti që karabinierët të përfundonin marrjen e të dhënave personale dhe përgatitjen e raportit për ngjarjen.
Po 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi një nga efektivët që po shkruante raportin. Më pas ai doli nga automjeti me thikë në dorë dhe tentoi të godiste karabinieren.
Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. 55-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.
/rtsh.al/