E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik qellohet me kepuce kryeministri Papandreu

Kryeministri grek George Papandreu eshte qelluar me kepuce ndersa vizitonte nje panair ekonomik ne qytetin e Selanikut. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes nje i moshuar i cili protestonte kunder masave te ashpra te qeverise greke per uljen e pensioneve dhe rritjen e taksave.

Selaniku eshte rrethuar nga nje kordon i rrepte policor pasi mijera protestues jane mbledhur rreth vendit ku pritet qe kryeministri Papandreu te mbaje edhe fjalimin e tij te pervitshem.

Te gjitha rruget qe te cojne ne vendin e panairit tregtar jane bllokuar ndersa rreth 5000 forca policie jane duke patrulluar rreth panairit I cili vizitohet edhe nga zyrtare te larte te qeverise dhe te partive politike.

Fjalimi i pervitshem i kryeministrit ne Selanik eshte shoqeruar gjithnje me protesta por kete vit zemerimi i publikut ka arritur kulmin pas reformave te ashpra ekonomike te qeverise. Ne fjalim Papandreu do te flase per masat e Qeverise per rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja ne punes.

Partia e kryeministrit Papandreu kryeson ende ne sondazhe por ai mund te humbase mbeshtetjen e punetoreve qe jane te frikesuar per humbjen e vendeve te punes.

Azhornuar se fundi e shtune 11 shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›