Helen Lowman nesër në Kosovë

Ndihmës drejtorja e Korpusit Amerikan të Paqës, Helen Lowman, do të vizitojë Kosovën nesër dhe bashkë me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga do të nënshkruajnë marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen për herë të parë, të programit të Korpusit të Paqes edhe në Kosovë.
Kosova do të jetë vendi i 140-të ku do të punojnë vullnetarët amerikanë të korpusit të paqes./Indeksonline/