Kosova me 50 mijë analfabetë klasikë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit.
Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka shënuar këtë ditë më 8 shtator qysh në vitin 1967.
Të dhënat tregojnë se në botë janë rreth 900 milionë analfabetë – shumica e tyre gra dhe fëmijë.
Në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit, jetojnë mbi 50,000 analfabetë klasikë./Indeksonline/