Mitrovicë, nga rrahja masive plagosen dy persona

Në Mitrovicë me thikë janë plagosur dy persona, ka theksuar për mediet serbe drejtori i Policës së Kosovës Nenad Gjuriq.
Ai ka saktësuar se në person është plagosur në rrugën Knjaz Milosh e tjetri në stacionin e autobusëve pas një rrahjeje masive në një lokal, po ashtu në veri të qytetit.
Rasti i parë ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00 në rrugën “Kral Petar” në veri të Mitrovicës, ndërsa rasti i dytë, mbrëmë rreth mesnatës në kafeterinë “Crna Dama” po ashtu në veri të Mitrovicës.
Po ashtu janë dëmtuar tri vetura, ndër të cilat edhe vetura e punëtorit të komunës në Graçanicë i cili kishte shkuar te vëllai në veri./Indeksonline/