Helen Mirren yll ne bulevardin e Hollivudit
Aktorja britanike fituese e cmimit Oskar Helen Mirren zhyti duar e këmbë në bulevardin e hollivudit për tu bërë pjesë e rradhës së gjatë të ikonave të kinematografisë botërore që nderohen me yll në bulevardin e famshëm . Vetëm 11 ditë para premierës së filmit të saj të fundit “Arthur”, Mirren u shpreh e nderuar që bëhej pjesë e një historie kaq afashinante.
"Më ka pëlqyer gjithmonë historia e Hollivudit dhe banoj këtu afër në një shtëpi të vjetër që është pjesë e kësaj historie. Ndaj jam shumë krenare që tani dhe unë bëhem pjesë e historisë së Hollivudit", tha ajo.
Në ceremoni morri pjesë dhe aktori që interpreton përkrah Mirren në filmin "Arthur", ku aktorja britanike luan rolin e dados së një milioneri tejet të papërgjegjshëm . Mirren ka fituar cmimet më prestigjiozë të kinematografisë botërore për portretizimin e Elisabetës së dytë në filmin "The Queen." Të paharrueshme mbeten dhe interpretimet e saj në filma të tillë si "The Madness of King George," "Gosford Park" apo "The Last Station."
Delina Bitraku