Brazili Gati ne kohe per Boterorin 2014

Brazili ka siguruar FIFA-n se do të jetë gati në kohë për të pritur Botërorin 2014, pas kritikave të presidentit të qeverisë botërore të futbollit Sepp Blatter në lidhje me organizimin e vendit për këtë kompeticion. Blatter kërkoi nga organizatorët të shpejtojnë punimet, pasi deri tani Brazili është mbrapa në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturën e nevojshme për të pritur një trune gjigant si Kupa e Botës. I menjehershëm ka qenë reagimi i ministrit brazilian të sporteve Orlando Silva, i cili u shpreh i bindur se Blatter do të ndryshojë mendje nëse do të shohë me sytë e tij punën e organizatorëve.
"Unë nuk dua të komentoj deklaratat e presidentit Blatter, por e ftoj atë të vijë në Brazil. Vetëm atëherë ai do të ketë një tabllo të qartë të asaj që po bëjme dhe jam i bindur se do të ndryshojë mendim”, ka thënë ministri brazilian. Studimet e fundit kanë ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Brazilit për të organizuar Botërorin, ku problemet më të mëdha kanë të bëjnë me sigurinë, transportin dhe akomodimin e tifozëve. Sipas organizatoreve vetëm gjatë muajit që do të zhvillohen finalet e Kupës së Botës, më shumë se 6 milionë tifozë do të vizitojnë Brazilin.
Nertan Prifti