E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whoopi Goldberg hashash para cmimit Oscar

Whoopi Goldberg ka rrëfyer se ka pirë hashash para marrjes së çmimit Oscar në vitin 1991.

Aktorja amerikane mori çmimin si aktorja më e mirë joprotagoniste në filmin “Ghost”, në të cilin interpretojnë Demi Moore dhe Patrick Swayze.

Në një video të vitit 1992 që është zbuluar ditët e fundit, ajo pranon se ka pirë hashash për të mposhtur emocionet që kishte para ceremonisë prestigjioze, gjë për të cilën është penduar në momentin kur Denzel Washington përmendi emrin e saj si fituese.

“Kam marrë një mësim të mirë: kurrë mos pi hashash kur ke për t’i folur miliona personave. Por, isha shumë e tensionuar dhe thashë të qetësohesha paksa”, tha komediania amerikane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›