E Enjte, 5 Nëntor 2026

Helena Kadare: Vajzave u kam thënë të gjejnë një burrë dhe jo një financues

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Helena Kadare, ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të dielë në emisionin “Interview” në Euronews Albania.

Ajo theksoi se kur ka qenë vajzë ishte shumë e kontrolluar nga prindërit, gjë të cilën nuk e ka pasur me vajzat e saj.

Kadare shprehet se këshilla e vetme që ju ka dhënë vajzave është që të jenë të pavarura ekonomikisht dhe të gjejnë një burrë e jo një financues.

“Jam rritur në një familje shumë konservatore. Isha e kontrolluar në çdo aspekt. Jam munduar që vajzat e mia të jenë të lira. Gjithashtu Ismaili ka qenë shumë tolerant me vajzat. Vajzave u kam thënë që të bëhen të pavarura ekonomikisht sepse dua të martohen me një burrë dhe jo me një financues,” tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›