Helena Paparizou koncert live ne Tirane

Tirane 20 shtator NOA/Milena Selimi- Helena Paparizou do te performoje live te shtunen me 25.09.2010 ne StadiuminQemal Stafa ne Tirane. Koncerti fillon ne oren 19.30 me artiste nga Shqiperia Kosova Maqedonia dhe Rumania.
Helena Paparizou ka lindur dhe eshte rritur ne Gutenberg te Suedise nga prinder greke te cilet ishin emigrante.
Talenti i saj artistik nuk do te ishte mbajtur i fshehte per nje periudhe te gjate kohore pasi qe kur ajo ishte vetem nje vajze e re i pelqente te kendonte te vallezonte dhe te aktronte. Interesi i saj per artin ishte aq i madh sa ajo gjate mesimeve te shkolles merrte dhe leksione muzike.
Ne moshen shtatembedhjetevjecare se bashku me shokun e saj te femijerise Nikos Panagiotidis formojne grupin Antique. Ata nenshkruan nje kontrate me shtepine diskografike te sapo-themeluar Bonnier dhe regjistruan kengen e tyre te pare Opa Opa e cila u be nje hit qendroi per shume jave ne krye te klasifikimeve.
Ky ishte vetem fillimi per nje karriere te shkelqyeshme qe vazhdoi me daljen e albumit te tyre te pare ne vitin 2001 ata moren pjese ne Festivalin Europian te Kenges dhe me nje performance shume mbreselenese fituan vendin e trete me kengen I would die for you. Ky sukses vazhdoi dhe me marrjen e albumit te platinit me turne ne Europe dhe bashkepunimin e tyre me artistet me te rendesishem greke dhe te huaj.
Ne pranvere te vitit 2004 lancon albumin e saj te pare solo titulluar Protereotita nga i cili kenget Andithesis Anamnisis Katse Kala dhe Stin kardhia mu mono thlipsi jane me te suksesshmet. Me 21 Maj 2005 Helena Paparizou perfaqeson Greqine per here te dyte ne Festivalin Europian te kenges ku zuri vendin e pare me kengen My Number One .
Ne tetor te 2007 eshte leshuar fonograma per filmin The Kiss of Life ku Helena Paparizou kendon kengen per muajit e mjaltit. Kenga menjehere behet me e preferuara ne te gjitha radiot greke.
Biletat per koncertin e kengetares greke Helena Paparizou kushton 500 leke.
m.s/n.e/NOA