Apoloni rikthehet ekspedita shqiptaro-gjermane

Specialistet gjermane dhe shqiptare kthehen per te katertin vit ne parkun arkeologjik. Sipas te dhenave para se te nisin germimet specialistet do te studiojne terrenin. Kujtojme se rreshqitjet e dheut qe perfshine disa zona te Apolonise rrezikuan edhe teatrin antik. Nje arkitekt gjerman do te vije se bashku me arkeologet per te pare nga afer gjendjen dhe problemin e rreshqitjes e per te ofruar nje zgjidhje ne terren. Kjo do te jete detyra e pare ende pa nisur germimet. Ndersa angazhimi i dyte i ketij specialisti ka te beje me mundesine e nje restaurimi per ta bere pjeserisht te vizitueshem kete amfiteater. Behet fjale per shkallet e para ato me afer skenes.
Amfiteatri antik i Apolonise eshte nje nga monumentet kryesore te qytetit me disa mijera spektatore. Ky amfiteater eshte i demtuar qe nga koha e Mesjetes. Vazhdimisht prej tij jane marre blloqe per tu shfrytezuar ne monumentet e tjera. Manastiri eshte nje prej monumenteve te ndertuar me keto blloqe. Vitin e shkuar germimet e ekspedites shqiptaro-gjermane nuk sollen zbulime te konsiderueshme. Po kjo ekspedite dy vite me pare u perfol dhe u perfshi ne debatet per demtimin e nje pjese te murit te amforave.
2010-09-19 1032