E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrush Kuteli Nderi i Kombit pas vdekjes

Ne ceremonine zyrtare te dhenies se Urdhrit me te larte shteteror ishin te pranishem nje sere personalitetesh te letrave shqipe si dhe perkthyes studiues dhe akademike te njohur te aferm miq dhe bashkekohes te shkrimtarit te mirenjohur pogradecar.

Presidenti Topi i dorezoi Urdhrin e larte Pandeli Paskos djalit te shkrimtarit. Kreu i shtetit shprehu vleresimin dhe nderimin me te larte te shtetit shqiptar per personalitetin e shquar ne levrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozes shqipe mjeshtrin e perkthimit te kryeveprave te letersise boterore ne gjuhen shqipe kritikun me stil dhe kendveshtrim origjinal ne trajtimin e shume dukurive letrare.

Ne emer te familjareve Pandeli Pasko djali i shkrimtarit perpos mirenjohjes se thelle per dhenien e Urdhrit Nderi i Kombit shtoi se kjo i dha fund odisese se dekorimit te Kutelit qe eshte deshiruar shume nga populli dhe sidomos nga intelektualet e Pogradecit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

Dhimiter Pasko i njohur kryesisht me pseudonimin letrar Mitrush Kuteli lindi me 13 shtator 1907 ne Pogradec dhe nderroi jete me 4 maj 1967 ne Tirane. Studimet e mesme i kreu ne Selanik kurse universitetin e perfundoi ne Bukuresht te Rumanise ku me 1934 mori titullin Doktor i shkencave ekonomike.

Me 1942 u kthye ne atdhe ku punoi fillimisht si ekonomist e me vone derisa nderroi jete si perkthyes e shkrimtar. Si njohes i thelle i letersise boterore Kuteli arriti te krijoje nje proze realiste origjinale te fuqishme e plot fantazi. Rreth dyzet vjet pas vdekjes me 27 shtator 2002 me dekretin nr. 3478 me propozimin e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve u dekorua nga Presidenti i Republikes me Urdhrin Mjeshter i Madh i Punes.

2010-09-16 1549

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›