E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteri për VIP-at, ekspertët: I papërshtatshëm

TIRANE- Blerja e një helikopteri për transportin e personaliteteve shtetërore nga firma “Eurocopter” është shoqëruar me kontestime në ministrinë e Mbojtjes. Kontrata e qeverisë e miratuar në Kuvend për blerjen e një helikopteri “EC 145” ka patur kundërshtinë fillestare të Grupit të Vlerësimit të Cmimit dhe Disponueshmërisë në këtë ministri.

Pesë ushtarakët ekspertë kanë vlerësuar ofertat e kompanisë dhe kanë konkluduar se ky helikopter nuk ishte i përshtatshëm për transportin ajror të personaliteteve të larta. Ata kanë rekomanduar vitin e kaluar një tip tjetër helikopter.

Megjithatë parlamenti miratoi pikërisht kontratën për blerjen e helikopterit të kontestuar.

Sot në Gazeta Shqiptare mund të lexoni raportin e plotë të ekspertëve drejtuar drejtuar ministrit Arben Imami.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›