Shkencëtarët ndalin vdekjen e qelizave të trurit, tek minjtë
LONDER-Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të ndalur vdekjen e qelizave të trurit tek minjtë me sëmundje të trurit dhe besojnë se si ky zbulim do të ndihmojë të kuptuarit e mekanizmit të sëmundjeve neurotike tek njerëzit.
Shkencëtarët britanikë kanë deklaruar që kanë gjetur arsyen kryesore të vdekjes së qelizave trunore te minjtë me sëmundje prione dhe pastaj e kanë bllokuar dhe me këtë kanë ndaluar vdekjen e qelizave trunore, shkruan Reuters.
Zbulimi, të cilin shkencëtarët e kanë quajtur hap të madh të kuptojnë se cfarë i vret neuronet. Sipas tyre kjo tregon që mekanizmat e përbashkët me të cilët sëmundjet e trurit, siç janë sëmundja e Alzheimerit dhe Parkinsonit, janë dhe dëmtuesit e qelizave nervore.
Sëmundjet neurodegjenerative krijohen gjatë akumulimit të shtuar të proteinave në neurone. Akumulimet e tilla pengojnë punën normale të neuroneve dhe shkaktojnë vështirësi në funksionimin e sistemit nervor.
“Ajo çfarë na gëzon është që për disa sëmundje të ndryshme neurodegjenerative kemi gjetur mekanzimin e përbashkët të vdekjes së qelizave trunore”, ka thënë Giovanna Mallucci, udhëheqësja e kërkimeve në Universitetin në Leicester.
(d.b/BalkanWeb)