Tadiç s`heq dorë: “Edhe Evropa, edhe Kosova”

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën e tij “Edhe Evropa, edhe Kosova”.
“Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiç gjatë duelit televiziv me rivalin e tij të Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikoliç.
Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadiçin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.
Me politikën “Edhe Evropa, edhe Serbia”, Tadiçi këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në, siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.
Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadiç dhe Nikoliç kanë fituar shumë vota, por asnjëri prej tyre nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin.