E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimet trajtohen me antidotë!

E vërteta më në fund del në shesh, nuk ka dobi ta fshehësh - Leonardo Da Vinçi

Nga Sejdi Veseli

Në fillim-tetorin e këtij viti përjetuam një ngjarje të dhembshme e cila na përkujtoi ndodhi të ngjashme nga e kaluara jonë e afërt. Konkretisht, me 01 tetor 2009 u rimbushën klinikat e QKUK me nxënës shqiptar, të sjell me autoambulanca, me automjete terreni të SHPK, me autoambulancat e FSK dhe me vetura private, si raste urgjente nga dy shkollat e tyre në Fushë Kosovë, nga Hivzi Sylejmani dhe Selman Riza.

Kjo dyndje e nxënësve shqiptar drejt Klinikës Infektive kishte filluar një natë më parë, kur edhe ishin ndalur për trajtim 19 prej tyre.

Çfarë ndodhi?

Na i helmuan katilët qindra fëmijë shqiptar, jo edhe pa fajin tonë. Jo siç thuhet zyrtarisht se janë helmuar rreth 50 nxënës. E them siç thuhet zyrtarisht, sepse nëpërmjet kanaleve zyrtare u emetua një rrenë, sepse numri i tyre idhte shumë më i madh. Ky rast i dhembshëm lakuriqësoj edhe një herë, një të vërtetë të hidhur, se edhe në shëndetësi paska asi kuadrosh që ushtrojë profesionin e doktorit, të cilët për hir të ruajtjes së kërrigës, përdhosin betimin e Hipokratit dhe i përmbahem me pikë e presje betimit të ri, udhëzimeve të atyre që erdhën në Kosovë kinse për të na këshilluar, se si duhet të sillemi si popull dhe si të ndërtojmë vendin tonë të djegur nga vandalët serbo-çetnik. Por, këto udhëzime të këtyre musharëve të ardhur dhe të mbështetur nga forca të mëdha ushtarake e policore, si për nga përmbajtja, ashtu dhe për nga forma e parashtrimit të tyre, nuk mund të quhen ndryshe, pos çfarë në të vërtetë edhe janë: urdhëresa me formë ultimative të kamufluar.

Kjo valë e helmimeve nxori në pah, se jo vetëm nga zyrtarët politik dhe mjetet e informimit, por tani edhe nga mjekët kërkohet që të kenë kujdes për ruajtjen e stabilitetit në vend; nuk guxon të përsëritet gabimi i vitit 2004, thonë mujsharët ndërkombëtar kur me fajin e informatave të cilat u publikuan në opinion të pa kontrolluara ( pra ashtu siç edhe ishte realiteti, jo vetëm se ishin mbytur fëmijë shqiptar, por edhe ishte bërë dukuri bllokimi i rrugëve magjistrale nga grupe rrugaçësh serb të drejtuar nga shteti serbijan) e që për pasojë ndodhi revolta e popullit shqiptar. Zakonisht këto udhëzime përfundojnë me një këshillë shumë miqësore: nëse ndodhë edhe njëherë kështu, autorët e deklarimeve nxitëse nuk mund ti ikin përgjegjësisë penale!

Duhet konstatuar se zyrtarët tanë nuk u dëshmuan për besnikëri ndaj mujsharëve ndërkombëtar vetëm tani, kur u helmuan me qindra fëmijë shqiptar, ata kishin filluar të dëshmoheshin për servilizëm ndaj të huajve kaherë. Pra rrudhja e gojës dhe bllokimi i veprimeve të zyrtarëve shqipfolës nuk ndodhi vetëm tani. Për argumentuar këtë konstatim, mjafton të potencohet vetëm rasti Kroi i Vitakut, kur zyrtar tanë treguan qëndrim prej butakësh edhe atëherë kur para hundëve të policisë dhe ushtrisë të këtyre mujsharëve ndërkombëtar, paramilitarët serbo-çetnik shtinin edhe me armë zjarri në drejtim të shqiptarëve, të cilët pas 10 viteve përpiqeshin të meremetonin shtëpitë e tyre dhe sa dihet, deri në ditët e sotme nuk është ndërmarrë as edhe një masë ndaj tyre. Përkundrazi, shqiptarët i detyruan të marrin leje ndërtimi për meremetimin e shtëpive të djegura, nga vetë ata që i kishin djegur, paramilitarët e Sheshelit, në krye të komunës së Zveçanit dhe te legjitimuar nga unmikistanezët, euleksi dhe KFOR.

Përballë këtij realiteti imponohet pyetja: Çfarë zhurme dhe çfarë masash represive do të aplikoheshin ndaj ne shqiptarëve në Fushë Kosovë dhe më gjerë, po të ndodhte diçka e tillë me fëmijët e minoritetit serbijan?

Kam bindjen se përgjigja është e njohur edhe për fëmijët në çerdhe!

Po nuk nxorëm mësim nga historia, ajo do të na përsëritet thotë populli

Si duket ne shqiptarët jemi ndër ata pak popuj të cilët nuk e përfillim këtë porosi e cila u përcoll brez pas brezi që nga lashtësia deri në ditët tona, andaj edhe po ballafaqohemi dhe kam drojën e bazuar se do të ballafaqohemi edhe në të ardhmen me repriza të skenave rrëqethëse nga e kaluara e jonë. Çka është edhe më keq ato po luhen dhe do të luhen mbi kurrizin e më të dashurve-fëmijëve të tanë!

Çfarë ishin shenjat e shfaqura te fëmijët e helmuar?

Si zakonisht, të njëri më shumë e të tjetri më pak, te këta fëmijë të helmuar janë shfaqur këtë shenja: te disa zbehje ose skuqje e fytyrës, marrje mëndësh, dhembje të kokës, lodhje, stërlodhje, këputje, zbritje të shtypjes ose alivanosje, të vjella, vështirësim të frymëmarrjes, ngërçe të muskujve, dridhje të trupit, dhembje në stomak, ngushtim të bebëzave...te disa prej tyre kishte edhe krizë të ankthit dhe shtim të sekrecionit të pështymës....Këto raste i kam vërejtur drejtpërdrejti gjatë ndihmesës time modeste për bartjen, sa më të shpejt të këtyre të rinjve, prej mjetit të transportit deri brenda Klinikës infektive, si dhe gjatë hosptalizimit të tyre.

Bazuar në njohurit e mia modeste nga fusha e MKBA, në konsultimet me ekspert shqiptar nga territori i Shqipërisë Natyrale dhe në literaturën ushtarake, po marr guxim të shpreh dyshimin tim të bazuar, se këto shenja të cilat vëreheshin tek fëmijët që sillnin në QKUK, janë pasojë e reaksioneve të organizmit nga veprimet neuro-paralizuese të shkaktuara nga kontakti me ndonjë materie e cila për nga përbërja dhe dedikimi i saj, i përket grupit të helmeve nervore.

Edhe pse shenjat e shfaqura tek të helmuarit ishin më të buta, në krahasim me helmimet e para 20 viteve, në Shkollën Luigj Gurakuqi të Klinës, më vonë në terë hapësirën e Kosovës administrative, si dhe me ata të vitit 2002 që ndodhën në Kumanovë dhe Tetovë, megjithatë ngjashmëria vërehet shumë qartë. Me siguri ekziston edhe ngjashmëria kimike e substancës që shkaktoj helmimet e këtij fillim tetori, me ato u që u zbuluan para 20 viteve në urinën e të helmuarve, nga toksikologu dhe biokimisti kroat, Franjo Pllavshiq dhe me molekulat e substancës të zbuluara më vonë nga mjeku francez, dr. Bernard Benedetti, gjatë analizave të gjakut të personave të helmuar, të cilat u kryen ne dy laboratorë të Kryeqytetit frëng.

Në këtë rast u vërejt edhe një ngjashmëri mentalitetit të një numri fatmirësisht të vogël të disa mantel-bardhëve me mentalitetin e disa kolegëve-përkatësisht të profesorëve të tyre. Kjo ngjashmëri mund të pasqyrohet kështu: para 20 vjetësh disa mantel bardhë deklaronin: po simulojnë shqiptarët...kjo është një histeri kolektive, studentët e tyre po deklarojnë: ky është një reagim kolektiv psikik. Çka është për tu çuditur, atëherë pedagogët i mbronin nxënësit e vetë edhe pse kjo ishte punë me rrezik, paguhej me jetë, ndërsa disa prej pedagogëve të këtyre nxënësve të helmuar nuk shprehin as edhe një shenjë të dhembjes për nxënësit e tyre, por i akuzojnë, si p.sh. asgjë nuk kanë, ata po dalin në këmbë të veta apo po alivanosen vetëm vajzat nga pasojat e dietës.....

Çfarë janë helmet nervore?

Helmet nervore janë produkte kimike të cilat nxirren nga thartira orto-fosforike dhe piro-fosforike. Përfaqësuesit kryesor të kësaj grupe janë: Soman, Sarin, Tabun, DFP(shkurtesa britanike për Dipropoksi-(2)-fosforil-fluorid),Fosforkolin dhe Fosforil-tiokolin...

Aplikimi i këtyre helmeve mund të bëhet në shumë mënyra. Mënyrën e aplikimit e përcaktojnë synimet e urdhërdhënësit për aplikimin e tyre. Në rastin konkret, mund të dyshohet se substanca helmuese është spërkatur në mure të shkollës, përreth dritareve, në sallat e mësimit, në tualete, korridor dhe në hapësirën para hyrjes së ndërtesës së shkollës. Për kundër faktit se shumica e helmeve nervore janë lëngje pa ngjyrë dhe pa erë, të gjithë fëmijët e helmuar dhe ata që kanë hyrë në klasa, a

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›