Helmimi i 90 femijeve ne Vlore ZMK padit Ujesjellesin

Vlore 26 shtator NOA - Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ZMK ka paditur drejtuesit e ujesjellesit te ketij qyteti pas helmimit te rreth 90 femijeve si pasoje e ndotjes qe ka pasur uji i pijshem.
Drejtuesi i ZMK-se Altin Goxhaj beri te ditur se padia synon marrjen e pergjegjesise nga ky institucion qe duhet te siguroje kushte me te mira per pastertine e ujit si dhe kerkohet demshperblimi i femijeve per demin e shkaktuar. Padia eshte regjistruar ndaj ndermarrjes se Ujesjelles Vlore sh.a dhe Entin Rregullator te Ujit.
ZMK hetoi brenda 4 ditesh te dhenat e helmimit te mbi 90 femijeve ne qytetin e Vlores e cila rezultoi sipas investigimit dhe analizave te Ministrise se Shendetesise referuar Drejtorit te Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili per kete situate ka fajesuar Drejtorine e Ujesjellesit ne Vlore u shpreh Goxhaj duke sqaruar bazen ku mbeshtet padia.
Sipas tij helmimi i femijeve eshte shkaktuar nga drejtuesit e institucioneve publike ne Vlore te ndermarrjes Ujesjelles Kanalizimeve Sh.A. dhe Drejtorine e Ujesjellesit ne Vlore te cilet nuk kane marre masat e nevojshme ndotjen e ujerave ne rrjetin shperndares duke lejuar ndotjen e ujit te pijshem me ujerat e zeza.
Po ashtu keta drejtues nuk kane marre masat e nevojshme per te njoftuar publikun per rrezikshmerine e ujit te pijshem dhe per pasoje jane helmuar me dhjetera femije tha Goxhaj.
Gjithashtu Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ZMK i ka kerkuar Entit Rregullator te Ujerave ERRU qe te organizoje urgjentisht nje seance degjimore per situaten e kontrollit dhe sigurise se rrjete dhe sidomos ne Ujesjellesin e Vlores SH.A.
Sipas drejtuesit te ZMK-se ne rastin e Vlores kemi te bejme me nje veper penale e cila ka shkaktuar pasoja te renda per jeten e shendetin e njerezve.
Duke iu referuar Neni 288 te Kodit Penal Pjesa e Posacme Kreu VIII Krime kunder autoritetit te shtetit SEKSIONI III Vepra penale kunder rendit dhe sigurise publike Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin thuhet shprehimisht se
Prodhimi importimi ruajtja dhe shitja e ushqimeve pijeve dhe lendeve te tjera e barnave te rrezikshme ose te demshme per jeten e shendetin si dhe futja ne prodhim e kimikateve materialeve dhe lendeve shtese ne prodhimin e perpunimin e artikujve ushqimore e te pijeve kur nga keto vepra ka ardhur vdekja ose demtimi i rende i shendetit te personit denohen me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet.
Kur nga vepra eshte shkaktuar vdekja ose demtimi i rende i shendetit te disa personave denohet me burgim jo me pak se pese vjet. u shpreh dje Goxhaj.
a.k/NOA