ISSH Hapat qe duhen ndjekur per te nisur nje biznes te ri
Instituti i Sigurimeve Shoqerore sqaron hapat qe duhen ndjekur per te nisur nje biznes te ri. Ky institucion publikon listen e dokumenteve qe duhen plotesuar per pagesat e kontributeve. Perpara fillimit te veprimtarise ekonomike dhe per efekt te pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ju duhet te regjistroheni ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR. Me pas duhet te paraqisni prane agjencise se Sigurimeve Shoqerore kopjen e certifikates se identifikimit te personit te tatueshem. Agjencia e Sigurimeve Shoqerore mbeshtetur ne kete dokument realizon regjistrimin tuaj ne organet e sigurimeve shoqerore. Por nuk ben me pajisjen tuaj me Numer Sigurimi sepse kete numer ju mund ta gjeni ne leternjoftimin elektronik i cili perfaqeson edhe numrin personal te identifikimit. I vetepunesuari dy dite pas regjistrimit ne QKR duhet te dorezoje ne organin tatimor listen e punonjesve te papaguar te familjes me te cilet punon e bashkejeton formularin E-SIG 027/a Pasqyra e te punesuarve per here te pare atyre rishtazi si dhe e te larguarve nga puna.
Kontributet
Te vetepunesuarit dhe personat e papaguar te familjes qe ushtrojne veprimtari ekonomike sigurohen ne menyre te detyrueshme per barre-lindje pensione dhe sigurim shendetesor. Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per ju dhe per punonjesit e papaguar te familjes mbi 16 vjec qe punoni e jetoni ligjerisht llogariten mbi bazen e pages mujore minimale e cila duke filluar nga data 01.07.2010 e ne vazhdim eshte 16 820 leke ne muaj. Per kontributet e sigurimeve shoqerore ju paguani 23 te pages minimale mujore prej 16 820 lekesh e barabarte kjo me 3868 leke ne muaj. Per kontributet e sigurimeve shendetesore ju paguani 7 te pages minimale mujore prej 16 820 lekesh pra 1177 leke ne muaj. Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore paguhen cdo tremujor brenda dates 20 te muajit te pare pas perfundimit te cdo tremujori kalendarik. Pra jo me vone se datat 20 prill 20 korrik 20 tetor 20 janar. Kujdes Nese kontributet nuk paguhen ne kohe zbatohen penalitete.
Dokumentet
ISSH-ja ben te ditur se si duhen plotesuar dokumentet qe nevojiten per pagesat e kontributeve. Per te realizuar pagesen e kontributeve fillimisht duhet te merrni dhe te plotesoni formularet tip si Liste-pagesa e sigurimeve shoqerore shendetesore dhe tatimi mbi te ardhurat nga punesimi- E-SIG 025/a2 e cila vendoset vetem ne faqen e prapme te kopjes se trete te formularit te plotesuar te deklarimit dhe pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe sigurimeve shendetesore. Po keshtu duhet plotesuar Formulari i deklarimit dhe pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe sigurimeve shendetesore - E-SIG 011-012/a i plotesuar ne tre kopje.
Keta formulare mund ti terhiqni pas dates 5 te muajit qe pason mbylljen e cdo tremujori kalendarik ne organin perkates tatimor. Se bashku me formularet jane edhe udhezimet per plotesimin e tyre pra udhezimi per plotesimin e liste-pageses dhe udhezimi per plotesimin e formularit te deklarimit dhe te pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe sigurimeve shendetesore. Fillimisht do te plotesohet liste-pagesa dhe me pas mbeshtetur ne te dhenat e saj do te plotesohen tre formularet e deklarimit.
Pajisja e punemarresve me librezat e kontributeve
Instituti i Sigurimeve Shoqerore i pajis punedhenesit me librezat e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore sipas kerkesave qe behen prane ketyre organeve. Ju i pajisni te punesuarit me librezen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore te cilen e plotesoni cdo muaj ne daten e pageses se pages mujore. Mbeshtetur ne ligjin per sigurimet shoqerore ju si punedhenes per punemarresit tuaj duhet te llogarisni dhe paguani perfitimet afatshkurtra si per semundje ashtu edhe per barrelindje. Kur punemarresi eshte i semure ose perkujdeset per femijen e semure qe ka ne ngarkim te vertetuar me raporte mjekesore kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore deri ne diten e 14-te me raport mjekesor deklarohen njelloj sikur punemarresi te mos jete i semure dhe paguhen sipas percaktimit ne Kodin e Punes ndersa nga dita e 15-te e raportit mjekesor punemarresi i siguruar ka te drejte te marre perfitime per paaftesi te perkohshme nga fondet e sigurimeve shoqerore.
25 Shtator 2010