Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Treguesit brenda normave, subjekti të vijojë ushtrimin e aktivitetit

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se treguesit mikrobiologjikë të mostrave të administruara në rastin e dyshimeve për helmim të disa kursantëve, pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk kanë rezultuar brenda normave.
AKU sqaroi se mw 25 qershor kampionoi 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, në adresën Garnizoni “Skënderbej” Tiranë 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.
Nga laboratori i Referencës ISUV u informuar se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.
“Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë masë me ndërprerje aktiviteti, subjekti Sori-al ka bërë analiza autokontrolli tampone ambjental të ambjenteve, pajisjeve dhe punonjësve të cilat kane dalë konform kërkesave ligjore”, thuhet në njoftimin e AKU.
AKU më 10 korrik pas njoftimit të subjektit për rezultatet e analizave të vetëkontrollit , ka kryer inspektim në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, gjatë së cilit ka marrë sërish 3 mostra tampon ambiental, të cilat u dërguan, për analizim pranë laboratorit të ISUV.
Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.