Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, rritet numri i qytetarëve që kanë shqetësime

Ka arritur në 500 numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës pas shqetësimeve nga konsumi i ujit të ndotur. Mjekët thonë se qytetarët të cilët kanë marrë ndihmën e parë janë kthyer në banesa. Ndërkohë ujësjellësi ka ndaluar furnizimin e qytetit. Ai u inaugurua një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit dhe kushtoi 376 milionë lekë. Autoritetet po kontrollojnë arsyet pse ujësjellësi është ndotur.