E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohen gjimnazistët, 4 të shtruar në spital

Helmohen nga ushqimi 12 gjimnazistë të Ismail Qemalit. Të rinjtë kryeqytetas, po marrin trajtimin në spitalin infektiv, pohojnë të kenë konsumuar sanduice nga një pikë ambulatore jashtë mjediseve të shkollës. Fatmirësisht nxënësit nuk kanë pasur komplikacione të rënda shëndetësore dhe nga 12 të paraqiturit për ndihmë vetëm katër janë shtuar për të marrë një trajtim më të specializuar në spital. Infeksionistja klodiana shkurti, thotë se të rinjtë janë jashtë cdo rreziku, dhe deklaron se shqetësimet janë me origjinë bakteriale të marra nëpërmjet ushqimit. Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë në analizimi kampione nga të rinjtë e Ismail Qemalit, rezultatet e të cilave nuk janë përfunduar ende. Por, ndërkaq nga kontrollet higjeno sanitare të kryera rreth shkollës, kjo drejtori ka urdhëruar mbylljen e një fast- fuudi aty pranë, i cili sipas inspektorëve nuk përmbushte parametrat higjeno-sanitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›