Nis dimri, bie bora e parë në rrethin e Korcës
Në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike
KORCE-Bie bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me një shtresë deri në 5 cm, ndërsa në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike dhe se situata shfaqet normale. Po ashtu nuk është krijuar problem në rrugët kombëtare apo ato dytësore. Sipas informacioneve nga prefektura e Korcës, automjetet lëvizin lirisht në të gjithë zonën, edhe në zonat e thella malore.
(d.b/BalkanWeb)