Vetëplagoset me automatik një 16 vjecare
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 të natës së kaluar ne Kukes, kur 16 vjeçarja me inicialet E.C pasi ka gjetur në një vend të fshehtë të banesës automatikun kallashnikov e ka shkrehur në trupin e saj duke marrë plagë të rënda
KUKËS- Një armë e gjetur skutave të shtëpisë për pak sa nuk i ka marrë jetën një 16 vjecareje në Kukës. Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Irena Laknori bëri të ditur sot se një 16 vjeçare është vetëplagosur në orët e vona të natës së kaluar me automatikun që ndodhej në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 të natës së kaluar kur 16 vjeçarja me inicialet E.C pasi ka gjetur në një vend të fshehtë të banesës automatikun kallashnikov e ka shkrehur në trupin e saj duke marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë qenë familjarët që pasi kanë dëgjuar krismat e kanë dërguar në spitalin civil të qytetit të Kukësit 16 vjeçaren ku pas ndërhyrjes kirurgjikale tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Ndërkohë, nga ana e policisë kanë nisur hetimet që do të nxjerrin në dritë pse ka rënë në duart e 16 vjeçares automatiku që mbahej pa leje nga familjarët e saj.
(d.b/BalkanWeb)