E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohen nga ushqimi bashkëshortët, vdes gruaja 60 vjeçare

LUSHNJE- Një 60 vjeçare ka humbur jetën, kurse bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë, pas konsumit të syfyrit mëngjesin e sotëm. Dyshimet e mjekëve janë helmim shkaktuar nga konsumi i ushqimit, por analizat përfundimtare do të përcaktojë edhe shkakun e helmimit.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerm -Sektor të rrethit të Lushnjes dhe viktimë është Zoje Hida, e cila ndërroi jetë pak kohë pas konsumit të mëngjesit dhe rëndë mbeti bashkëshorti i saj, Ramazan Hida.
Ata janë zgjuar herët në mëngjes për të ngrënë syfyrin, pasi kanë qenë me agjërim, por pak kohë pas kësaj janë ndjerë keq. I biri, që ndodhej në shtëpi së bashku me ta
i ka dërguar me urgjencë në spital, por megjithë ndihmën gruaja nuk ka arritur të shpëtojë. Mjekët kanë pohuar se janë marrë kampionë ushqimesh dhe janë dërguar për analizë në laboratorin toksikologjik në kryeqytet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›