Helmon prinderit dhe gjyshen me kafe
AKSIDENTI/ Nje 12-vjecare u ka bere kafen turke familjareve te saj por ne vend te ujit ka hedhur lende helmuese
Burimet nga policia bene te ditur se e mitura ka ngaterruar shishet. Ne gjendje te rende ndodhet 68-vjecarja
FIER - Kane pire kafen e sherbyer nga duart e vajzes se shtepise por kane perfunduar ne spital ne gjendje te rende tre shtetas. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Vanaj te komunes Libofshe te rrethit Fier. Nje cift bashkeshortesh dhe nena e kryefamiljaret jane personat qe po perballen me vdekjen si pasoje e pirjes se nje sasie te madhe lende toksike. Sipas burimeve spitalore mesohet se tre te intoksikuarit jane Avushe Bityci dhe Lindita e Eduart Bityci. Ky i fundit mesohet se eshte edhe djali i 68-vjecares Avushe e cila eshte ne gjendje me te rende.
Ngjarja
Mengjesin e djeshem vajza 12-vjecare e ciftit Lindita dhe Eduart Bityci ka qene e gatshme qe te sherbeje kafe per familjaret e saj. Ajo i eshte drejtuar kuzhines se shtepise dhe ka pergatitur kafene te cilen pasi ua ka servirur prinderve dhe gjyshes ka pritur edhe vleresimet e tyre. Por duke iu referuar burimeve nga fshati Vanaj te tre familjaret brenda pak minutash kane nisur te kene probleme dhe pas te vjellave kane humbur edhe vetedijen. Si rrjedhoje nga ana e anetareve te familjes eshte kerkuar qe tu jepet ndihma mjekesore.
Nje fqinj i familjes Bityci i ka marre bashkeshortet dhe gjyshen e shtepise dhe me makinen e tij ka kryer transportin e tre te semureve drejt spitalit rajonal te Fierit ku ndodhen ne gjendje kritike per jeten. Pergjate gjithe paradites se te shtunes nje ekip mjekesh kane bere perpjekje per te shpetuar tre familjaret e intoksikuar. Edhe pse ata nuk kane dale ende nga gjendja kritike mjeket vijojne te japin pak shpresa jete. Deklarohet se sasia e madhe e lendes helmuese u ka demtuar organet tretese. Me keq sipas mjekeve paraqitet e moshuara 68-vjecare e cila e ka konsumuar te gjithe kafen e helmuar.
Hetimi
Menjehere pas marrjes se njoftimit punonjes te policise kane mberritur ne banesen e familjes Bityci. Gjate kontrollit te baneses dhe vendit ku eshte pergatitur kafja policia ka gjetur bidona me lende toksike qe per nga pamja e jashtme ngjante me ujin. Lenda toksike sipas policise ka qene e llojit bedidone. Ajo ishte blere nga Eduart Bityci per shfarosjen e brejtesve te cilet ishin kthyer ne shqetesim per familjen.
Edhe nga marrja ne pyetje e 12-vjecares qe pergatiti kafen e helmuar ka dale se gjithcka ka qene aksidentale dhe se ajo ka ngaterruar shishen e ujit me ate te helmit te blere nga i ati. Lidhur me ngjarjen vijojne hetimet.