Meta-Prifti perplasen per bazen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim zhvilloi dje takime ne Fier ku sulmoi indirekt deputetin e larguar nga partia
Proceset integruese te mos cenohen nga axhendat dhe inatet personale te politikaneve te papjekur
FIER - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe ish-nenkryetari i kesaj partie Dritan Prifti jane perplasur diten e djeshme per mbeshtetesit ne Fier. Edhe pse nuk ka folur drejtperdrejt per Dritan Priftin Ilir Meta me anen e retorikes se tij ka dhene deklarate te atille qe i shkon tangent ketij ish-bashkepunetori te vet. Ne duam nje LSI qe jeton me shqetesimet e anetareve te saj me shqetesimet e komunitetit ku ajo ndodhet. Ne duam nje LSI e cila te jete garant e proceseve integruese te vendit qe keto procese te mos cenohen pikerisht nga axhendat dhe inatet personale te politikaneve te papjekur dhe te papergjegjshem te cilet per te interesat e tyre nuk duan tia dine aspak per interesat e nje vendi te tere.
Ne besojme se kjo LSI po rritet e forcohet perdite - ka deklaruar Ilir Meta ne Fier ndersa ka renditur rolin e forces politike qe drejton ne qeverisjen aktuale e ka cilesuar opoziten aktuale dhe vecanerisht lidershipin e saj te papjekur. Sipas tij LSI solli nje bashkeqeverisje te re qe solli risi te vecante por absolutisht nje qeverisje qe ka kontribute te rendesishme jo vetem per stabilitetin ne vend qe ka shume rendesi.
Per fat te keq lidershipi i opozites ka treguar nje papjekuri te padegjuar edhe per vende te tjera me pak te zhvilluara se Shqiperia.
Por jo vetem LSI ka kontribuar per shume arritje te prekshme tashme por kryearritje eshte permbushja nga ana e Shqiperise e gjithe detyrimeve per liberalizimin e vizave ne menyre qe te gjithe qytetaret e Fierit dhe Shqiperise brenda pak javesh te levizin te lire si qytetaret e tjere te Bashkimit Evropian - ka thene kryetari i LSI-se. Sipas kreut te kesaj partie arritjet e qeverise mund te ishin edhe me te medha nese opozita do te ishte konstruktive. Ai ka pranuar se ka ende probleme. Meta eshte ndalur dhe tek ajo cka ofron forca e tij politike.
Me tej zevendeskryeministri theksoi se politika qe ndjek LSI nuk eshte politike e largimit te shqiptareve por eshte e angazhimit te tyre per te ndertuar Shqiperine Evropiane e cila nuk mund te ndertohet as brenda nje dite dhe as brenda nje viti por e cila mund te ndertohet dhe do te ndertohet cdo dite me angazhimin tuaj dhe te gjithe fierakeve dhe shqiptareve te pergjegjshem dhe atdhetare sepse ky eshte vendi i te gjitheve. Ky nuk mund te jete vendi i nje pjese kunder nje pjese tjeter. Kjo politike perjashtuese e ka penguar vendin tone qe te ishte ne nje pozite edhe me te mire integruese apo per ti pasur standardet ekonomike dhe shoqerore te qytetareve tane akoma me te larta - ka thene me tej Meta.
Per te LSI eshte per ti thene jo politikes konfrontuese per qellime te ngushta per axhenda personale sepse shqiptaret sipas Metes kane nje axhende te perbashket qe eshte e integrimi evropian. Numri dy i qeverise ka siguruar simpatizantet dhe mbeshtetesit e LSI-se se do te jete shume prane tyre tani qe nuk eshte minister i Jashtem post qe nuk i lejonte takime te shpeshta me bazen. Ilir Meta ne takimet e zhvilluara ne qarkun e Fierit shoqerohej nga Luan Rama Shezai Rrokaj Edmond Haxhinasto si dhe shume drejtues te larte te partise.
Reagimi
Prifti Meta politikan i pabese dhe hipokrit
Pas akuzave te bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka reaguar Dritan Prifti i cili ka akuzuar Ilir Meten se ka detyruar me force administraten te shkoje ne takimet qe zhvilloi ne Fier. Meta ofendoi Fierin me militante dhe jo qytetare. Fieraket bojkotojne Meten si politikan te pabese dhe hipokrit. Administrata eshte ne terror per pjesemarrje ne takime dhe se punonjesit e administrates hiqen nga puna ne qofte se nuk shkojne ne takime. Keto takime realizohen me autobuse nga Tirana Elbasani Lushnja - reagoi Prifti. Ish-ministri i Ekonomise e akuzoi kreun e LSI-se se nepermjet kercenimeve per largim nga puna ka mbushur sallat e takimeve.