Helsinki kritika gjykatave

Ky Komitet publikoi sot një raport mbi Situatën e Respektimit të të drejtave të Njeriut në Shqipëri për vitin 2011.
"Problemi i zvarritjeve gjyqësore vazhdon, sidomos në ato çështje kur kemi të bëjmë me shumë të pandehur ose për shkak të mosardhjes së letërporosive për marrjen e provave ose dëshmive të ndryshme", tha drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Vjollca Meçe.
Gjithashtu, shkak për zvarritjen e proceseve gjyqësore vazhdojnë të jenë mungesa e avokatëve dhe i të pandehurve, në disa raste dhe pa ndonjë arsye si në çështjen e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zhdukjen e biznesmenit, Remzi Hoxha.
Lidhur me inspektimet për infrastrukturën dhe kushtet e komisariateve të policisë, raporti i KSHH-së vëren se, janë bërë përmirësime të dukshme në krahasim me të kaluarën në disa komisariate si në Gjirokastër, Kukës dhe Korçë, por disa standarde nuk janë realizuar as me investimet e reja. Ndërkohë evidentohen probleme lidhur me kushtet fizike të ambienteve të shoqërimit dhe ndalimit në komisariatet e Tiranës, Vlorës, Sarandës, probleme që lidhen me praninë e lagështirës, kubaturën e vogël të dhomave etj. /Start/
2011-12-19 17:37