Hemilton fiton ne shtepine e tij
Piloti anglez i McLaren triumfon ne CM te shtepise se tij ne kushte te renduara te asfaltit. Ne pod ngjiten dhe BME e Nik Haidfildit dhe Honda e Rubens Barrikelos. Dite e zeze per Ferrari qe gabon ne taktike dhe ne goma: Kimi Raikonen duhet te kenaqet me vendin e katert, ndersa Felipe Masa e mbyll i 13-ti (i fundit), pasi beri 5 rrotullime 360 grade me makinen e tij ne kete gare. Kubica terhiqet pasi perfundoi ne rere duke mos arritur te kthehet ne piste. Piloti anglez e kalon i pari finishin me nje avantazh te tmerrshem, gati nje minute perpara vendit te dyte, Nik Haidfildit (BMW-Sauber) dhe ndaj te tretit Rubens Barrikelos (Honda), te vetmit pilote qe nuk u parakaluan nga anglezi. Vendi i katert mes shume veshtiresive per Ferrarin, qe dje ne Silverston arriti ta parakaloje Alonson vetem 7 xhiro perpara perfundimit. Piloti spanjoll, ne veshtiresi gjate xhirove te fundit, nuk mundi ta mbaje pas shpine McLaren e Kovalainenit dhe e mbylli garen ne vend te gjashte. Vendi i shtate per Toyota e Trulit dhe i teti per Williams te Nakazhimes. Me kete fitore, e teta ne karriere, Hemilton ngjitet ne krye te Boterorit pas 9 CM me 48 pike, po aq sa edhe dy ferraristet, Masa e Raikonen. Menjehere pas tyre eshte Kubica, i ndalur ne kuoten e 46 pikeve. Jashte zones se pikeve e mbyllen Rosberg me Williams, ne vend te nente dhe Veber me Red Bull ne vend te 10-te. Shume keq Ferrari i Felipe Mases, qe e mbylli garen i 13-ti pas shume gabimeve. Perpara brazilianit e mbyllen garen dhe Toro Rosi i Budres dhe Toyota e Glokut. Keshtu, Haidfild ngjitet ne kuoten e 36 pikeve me vendin e tij te dyte dhe Barrikelo arrin te ngjitet ne pod pas tre vjetesh, fale punes se mire te skuderise Honda. Hemilton, ndonese pati presion, kerkonte te fitonte garen e shtepise dhe kjo u kuptua qe ne fillim. Niset vrullshem anglezi dhe sfidon shokun e skuadres, Kovalainen,qe duron vetem 5 xhiro. Me pas, Luisi merr kreun e gares dhe mbyll ate ne krye.
Renditja
1. Ljuis Hemilton BM McLaren
2. Nik Haidfild GJE BMW-Sauber
3. Rubens Barrikelo BRA Honda
4. Kimi Raikonen FIN Ferrari
5. Heiki Kovalainen FIN McLaren
6. Fernando Alonso SPA Renault
7. Jarno Truli ITA Toyota
8. Kazuki Nakazhima JAP Williams
Renditja
1. Ljuis Hemilton BM McLaren
2. Nik Haidfild GJE BMW-Sauber
3. Rubens Barrikelo BRA Honda
4. Kimi Raikonen FIN Ferrari
5. Heiki Kovalainen FIN McLaren
6. Fernando Alonso SPA Renault
7. Jarno Truli ITA Toyota
8. Kazuki Nakazhima JAP Williams