E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater te plagosur ne autostrade

Lezhe- Udhetimi ne krah te kunder i nje motociklete per pak sa nuk ka sjelle tragjedine per kater pjestaret e nje familjeje qe mbeten te plagosur. Aksidenti ndodhi ne autostraden Lac-Lezhe diten e djeshme, kur makina tip "Opel", me targa te huaja NE 102710 eshte perplasur me motorin. Burime zyrtare te policise thane se te demtuarit jane Tonin dhe Zamira Copani, 30 dhe 29 vjec, burre dhe grua, si dhe dy femijet e tyre, A. Copani, 6 vjec dhe R. Copani, 5 vjec, qe jane derguar ne spitalin e Lezhes. Menjehere pas ngjarjes drejtuesi i motorit eshte larguar ne drejtim te paditur per te mos rene ne duart e policise. Nderkohe qe nga mjeket mesohet se Zamira Copani eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, pasi gjendja e saj shendetesore ishte e renduar.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›