E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Hasan Dogan

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ka ngushelluar dje Federaten Turke per humbjen e presidentit te saj, Hasan Dogan. Dogan njihej si nje dashamires i shqiptareve, ndaj dhimbja per kreun e FSHF-se behet me e thelle. "Lajmi i papritur per humbjen e mikut tone te shtrenjte, Hasan Dogan, na ka befasuar dhe na ka hidheruar pa mase. Ne kete moment te veshtire per te gjithe futbollin turk, me lejoni qe ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ne emrin tim personal, t'ju shpreh ngushellimet me te sinqerta per humbjen e nje njeriu te madh. Hasan Dogan, pervecse nje president i suksesshem, njeri i shkelqyer, ishte nje mik i jashtezakonshem i futbollit dhe i vendit tim. Vdekja e tij, eshte nje humbje e madhe per komunitetin turk te futbollit dhe per Federaten Turke te Futbollit, te cilen ai e udhehoqi drejt sukseseve te padiskutueshme,"- theksonte nder te tjera mesazhi ngushellues i kreut te FSHF-se, Duka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›