Hënëllisjet mercenare
Para se të ngjante sosja e motit, "çlirimtari" këputi heshtjen e ditënemitjeve të veta që i kalonte në fastët e Saturnaleve dhe i doli para njerëzisë sonë me ca hënëllisje mercenare të motit. Ka bërë me fjalë apologjisjen e punëzezave të errësirës me të cilat nisi dhe sosi moti 2008 që u rrëkëllye."Çlirimtari" i ka thënë këto që i kish thënë mëndja dhe që i kish thënë Gruevski që t'i thotë dhe është lipsur, ka ikur prapë në errësirën e gjirizeve të parafolura pisanjoze për të vazhduar ditënemitjet e tij në fastët e Bakaneleve dhe për të mbetur aty gjer në Muajin e maceve. Është lipsur me mendjeroitjen e tij se kjo njerëzi e do kotësinë e mashtrimit dhe e kërkon si koqen e afiontë gënjeshtrën e tij dinake..?! Ç'shëmti të poshtër e të tepruar i ka dhënë ditës së fundvitit kjo hënëllisje dhe kjo apologjisje mercenare e "çlirimtarit.".!!!
Një ditë para daljes së "Çlirimtarit" para njerëzisë sonë , dy pleshtministra të tij, me të folurat si folën për punërat që kanë bërë për anën verilindore të "vendit" të Gruevskit ,e lanë të kuptuar se, sipas kalendarit hënor, në fundvit të kalendarit tjetër, pas tyre do të dalë hënëhumburi, përhënori, i hënëllisuri, "clirimtari" i tyre me rringa-xhingat e tij dhe me ca hënëllisje për çudi, për të dëshmuar se frota e mashtruesve as turpërohet as turbullohet me punërat pisanjoze të errësirës dhe pa turpëri e pa turbullirë në mëndje ua bën edhe apologjisjen e shëmtuar.
Parafjalën e hënëllisjeve mercenare, "çlirimtari" e ka çelur me ca të "ngjara historiake" në kujtim të "kohërave të mëdha" që i kanë bërë të vjetërit tanë dhe që i ka përlëvduar dhe i ka përhimnuar ky, duke i përçudnuar si mos më keq-në krye të 100 vjetorit të alfabetit, me ardhjen e këtij "çlirimtari" këtu dhe me gisht të tij që ende e mban fshehur, por afron dita kur do t'i dalë në mejdan, shqipja e bilbilit , sipas Ligjit për mbrojtjen e gjuhës maqedonase që e solli ky, do shkruhet me shkronja sllaviançe trazuar, me shkronjat e gjuhës së galave nëpër firma shqiptare. Dhe, të këtillat përçudnime i kthen ky në histori , qëkur e ka kapur historinë për fyti dhe nuk e lë të marrë frymë "historikisht" gjersa nuk do marrë kjo të shkruhet dinakërisht, ama të kuptohet drejtërisht (!), punë që s'bëhet dot më tashi si bëhej me historinë njëherë e një kohë, në kohën e Murtajës së Kuqe e moskovite njëherë e një kohë atje në Shqipëri dhe gjithandej..! "Çlirimtari" pastaj ka bërë tutje në këtë parafjalë aty ku kanë mbetur me fjalë dy pleshtministrat e tij që argatojnë besërisht dhe sipas dëshirës së Gruevskit në guvernën e tij dhe besërisht me dëshirën dhe me mençurinë e hënëllisur të "çlirimtarit".Kjo ka bërë që topi të mos mund ta tundë vendit këtë "ujdi që vete mirë" ndërmjet Guevskit dhe qoles së tij, për përunje, poshtërim dhe rrënim të njerëzisë sonë në paqen dhe në lirinë e tyre rezile. Dhe, ka numuruar pastaj të mirat dhe "çapat e mëdhenj" që ka bërë ky për të mirën e njerëzisë së Gruevskit edhe atë nga Gjevgjelia gjer më anë të Vardarit dhe që, si qole e tij që është, i ka bërë ca më tepër të mira njerëzisë së Gruevskit edhe në Tetovë e gjithandej gjer në Dibër e Strug,.ku ka hequr shqiptarë nga puna dhe ka vënë njerëz të VMRO-së me tepri, për t'i bërë të shumë, si e do Gruevski, edhe aty ku janë të pakë, si e thotë e vërteta. "Çlirimtari" i hënëllisur ka radhuar pastaj edhe ca ndihje që i ka bërë Gruevskit dhe tok me të kanë bërë ligje të veçanta për të lumuruar "me pensione kombëtare nënat heroike maqedonase" që duke numuruar paratë të lindin më tepër fëmijë dhe për t'i lënë me pak fëmijë nënat shqiptare nga ato vende që i kanë shënuar, mandej ligje për ta bërë të shëndoshë dhe për ta mbrojtur nga kanceri në gji vetëm vajzërinë maqedonase, dhe dhurime apartamentesh lumurie për çiftet e rinj të njerëzisë maqedonase sipas Ligjit për ndalimin e beqarisë së shtyrë për të rinjtë maqedonas, e të tjera e të tjera ligje të liga, punë që nuk i ka shkuar në mëndje t'i bëjë as Hitleri kështu dhe, po t'i bënte kështu, tashi edhe ai do të ishte "europian i lig" si Gruevski i kësaj guverne dhe i këtyre ligjeve që poshtërojnë njerëzinë tonë dhe Evropën.!!!
"Çlirimtari" i hënëllisur, pastaj ka thënë, që nuk i ka gjetur të begenisura ca të folura "të lajthitura e të rreme" që kish lexuar nëpër gazeta dhe nëpër ca "muhabete gazetarie" si i kupton ky kolumnet, për ujdinë që përunj dhe poshtëron shqiptarët, të cilën ky e kupton dhe ia ka ngjitur emrin si "liri, barazi…!". I trazuar nga këto muhabete, doli e tha që kjo kështu do të vejë edhe në motnë që do të hyjmë dhe do vejë si ka shkuar gjer më tashi , biles edhe me të tepëruar, gjersa të kuptojë njerëzi e Gruevskit se kjo bëhet për dobi të saj, e për të afruar frotën politike të "çlirimtarit"me krahanën e VMRO-s, dhe, sa do rrojë ky afrim nën përgjunje, aq do shkojë mirë "vëndi" i Gruevskit dhe përunja e qoles së tij, Ahmetit. Ne i themi këtij çlirimtari se, për të vërtetë ashtu edhe është, njiashtu si e kuptojmë ne shkronjëtorët e gazetave se kjo bënet edhe për dobi të "çlirimtarit" dhe të skotës e frotës së tij politike dhe për dëm të njerëzisë sonë, si ka ndodhur edhe me "luftën e tij" të bërë ujdi për të dalë i forcëruar "shteti kombëtar maqedonas", si e dimë pastaj ne shkronjëtorët e gazetave që, sa kohë që ndër këtë njerëzi, mbi gjuhën dhe mbi fatin e saj do të zhgryhet e do bëjë shkatërrime, rrënime e mjerime kjo MUSHKË AZATE në politikën e saj, që vjen me thënë - kjo mushkë e lënë liruar, pa bërë zap, kjo mushkë e tërhuzur, që na kanë hedhur në lëmë nga vath i anës tjetër, i anës së Gruevskit dhe Cërvenkovskit, për aqë kohë do na gjejë dëmi e zullumi i tepruar dhe ca më tepër se të na kishin hedhur në lëmë ndonjë fil Nili apo fil Hindi..! Hënëllisjet mercenare të "çlirimtarit" pastaj kanë shkuar tutje si Të thëna nga Trekëndshi, ngjashëm me të folurën e Pities, orrakullit të Delfit.Filltarisht , "çlirimtari" mori sebepin të bëjë një tërhuzje , një tërhedhje, ndërsyerje të kotë dhe idhnake kundrejt shkronjëtoreve të gazetave që, pa e pyetur "çlirimtarin" që i di të gjitha gjërat ama shtiret se nuk i di, e kanë e tepëruar numrin e bastisjeve pa e ditur vetë dhe e kanë qitur në 200, se këtë numër e kanë bërë dramë afër tragjedisë, ama ky numër paska qenë 19 , që, për mëndjen e tij të terratisur s' është gjë fare- as dramë, as tragjedi (!) dhe s'mund t'i vërë as edhe një njollë të vockël kolltukut të tij prej mercenari, si "nuk është gjë fare kjo për mëndjen dhe kokën e kësaj njerëzie", tek e cila, që nga ardhja e këtij "çlirimtari" në këtë paqe të tij servile janë vrarë, pa e dijtur si dhe kush , apo me dyshim në gisht të tij, rrafsh 528 veta dhe askush nuk e ka kuptuar as nuk e ka shkrojtur asnjë dramë, asnjë tragjedi..!
Paskëtaj, si foli Gruevski për bastisjet në Shkup dhe ministri serb për bastisjet në Preshevë, edhe ky ka folur se bastisjet nuk trazojnë dhe nuk rrënojnë njerëzinë shqiptare, po "kriminelët" që mban kjo njerëzi dhe që i kërkon polici e Gruevskit në Shkup e gjithandej, si i kërkon polici e serbit "terroristët" në Preshevë e gjithandej. Në këtë gjah, si e la fjalë "çlirimtari", s' është punë që bëhet që ta ndalë kush, ama do jetë "gju më gju" me njerëzinë tonë "për ta mbrojtur" si e ka mbrojtur duke e tradhëtuar me "tërheqje taktike",sa herë që polici e Gruevskit do t'i ngatërrojë bastisjet si i ngatërroi kësohere, duke trazuar shkronjëtorë gazetash kur shkon të trazojë "kriminelët" që kanë marrë damkën, dhe të cilët i ka marrë inat Gruevski dhe "çlirimtari" Ahmeti. Bathët tregojnë se tashi e tektej edhe më tepër do t'i ngatërrojë bastisjet me shkronjëtorë dhe me "muhabetçinj gazetash" që ua trazojnë dhe ngatërrojnë paqen rezile dhe këto prapë do kuptohen si "bastisje të ngatërruara pa dashje", se kjo guvernë po dëften që është më e mençur se guvernë e Tiranës, që shkronjëtorëve të gazetave ua djeg maqinat me qëllim të lig ditën që i bën të lirë "kriminelët" që i zë "gabimisht",,(!). "Çlirimtari" që në guvernën e Gruevskit e shkoi motin duke u sorollatur si breshka në Gjolin e Sovianit, i ka dhënë fjalës së vet një përfundje ashtu si ia pret dhe si i punon mendja, për të treguar edhe një herë se di të bëjë vetëm dredhi me ustallëk dhe di vetëm t'i bjerë buzukut në një tel. Ka folur kështu pa turpje se të bastisurve dhe të poshtëruarve të parë të pafajmë që, për mëndjen e tij të roitur s'janë gjë fare, se janë 19 familje dhe, si i ka thënë Jankullovska, paskan qenë të dyshuara se fshehin "kriminelët e damkosur", nuk u doli në mbrojtje, ama të tjerët do t'i mbrojë kur t'ia presë mëndja këtij mendjeroituri dhe kur do t'i thotë Jankullovska, e cila e ka të liruar dorën me ujdi nga qoleja e tij dhe që të dy bashkë prapë do t'i venë gjërat së prapthi edhe rrokull këtij moti dhe, saherë që do bëhen trazira nëpër kumarhane në Gjevgjeli të saj, do bëjë bastisje me hir e pahir ndër shqiptarë në Bit-Pazar dhe gjetkë gjer në Likovë, e mund të ndërrojë mëndje dhe udhë e të nisë nga Shkupi e gjer në Tetovë, gjersa t'i dalë tërësej, fund e krye, numrit të shqiptarëve që i ka kthyer gjykatë e Hagës si të pafajmë, që Ahmeti e di sa janë dhe gjithë e dinë sa janë dhe i ka dhënë "kurban me ujdi" për kokën e vet..!
Marrë nga e përditshmja e Shkupit “Koha”