Henri-Ibra, Barça kalon Kseresin
Kampionët e Spanjës në fuqi do të luajnë disa ndeshje jashtë radhe, për shkak se në mes të këtij muaji do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të klubeve. Në takimin që u luajt mbrëmë, skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 skuadrën e fundit në renditje.
Vendimtarë ishin golat e Tieri Henri në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe Zllatan Ibrahimoviç në minutën e dytë shtesë. Falë kësaj fitoreje Barcelona e çon në pesë pikë distancën me Realin e Madridit, që do të luajë në fundjavë.
Guardiola rezervoi në këtë takim 35 minuta për Leonel Mesin, i saposhpallur fitues i “Topit të Artë 2009”. 22-vjeçari u aktivizua në minutën e 10-të të pjesës së dytë dhe në minutat shtesë goditi shtyllën.
Kseres 0 – 2 Barcelona, (Henri 47’, Ibrahimoviç 92’)
Kseres (4-2-3-1): Renan; Francis, Gioda, Aitami, Kasado; Keita, Bergantinjos; Sançez (Armenteros 72’), Kalvo (Antonito 57’), Orelana; Bermeho. Trajner: H. Angel Ziguanda
Barcelona (4-3-3): Valdes; D.Alvesh, Markez, Çigrinski, Maksuell; Ksavi, Ture, Keita; Pedro (Mesi 55’), Krkiç (Ibrahimoviç 66’), Henri (Iniesta 82’). Trajner: P. Guardiola
Gjyqtar: V. Karbajo
Kartonë të verdhë: Aitami