E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria shënon vdekjen e parë nga gripi i derrit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i sëmuri i është nënshtruar terapisë intensive në spitalin e Durrësit por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Megjithatë, viktima vuante edhe nga një sëmundje e rëndë, nga tumorri i prostatës.

Duket se gripi i derrit e ka rënduar më tej gjendjen shëndetësore të tij, duke i shkaktuar humbjen e jetës. “Diagnoza e infeksionit me A H1N1 u konfirmuar brenda ditës pas analizeave virologjike të realizuara ne laboratorin e virologjise në ISHP”,  thekson Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga "të gjithe grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH,dhe vecanërisht të sëmuret kronikë të tregojne kujdes maksimal duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekesore në familje nga mjeku i familjes apo specialist në cdo rast që kanë shenjat klinike qofte edhe të një gripi të zakonshëm, pasi sic jeni ne dijeni rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme te shpejta cdo ditë. Ministria këshillon gjithashtu  evitimin në maksimum të mjediseve të mbi frekuentuara."

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›