Henri Kisinger takon Bamir Topin në Izrael

Topi - Kisinger
Presidenti Bamir Topi gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e katërt Presidenciale në Jeruzalem, ka zhvilluar një takim me Henri Kisinger, fituesin e çmimit Nobel për Paqe në vitin 1973 dhe ish-Sekretar shteti në SHBA.
Topi i ka shprehur mirënjohje ish-sekretarit amerikan të Shtetit për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të drejtuesve dhe administratës amerikane për kombin dhe çështjen shqiptare.
Kisinger ka vlerësuar kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon. /F.S/