E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras betohet si kryeministër

Antonis Samaras, kreu i Demokracisë së Re

Kreu i partisë konservatore në Greqi, Antonis Samaras, ka bërë betimin si kryeministër pas arritjes së marrëveshjes për formimin e koalicionit qeveritar.

Tre partitë po zhvillojnë bisedimet e fundit lidhur me përbërjen e qeverisë dhe programin apo platformën e saj.

Më pas qeveria do të kalojë për miratim në parlament.

Greqia formon koalicionin qeveritar

Samaras - Venizelos

Greqia më në fund ka arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë e re. Deklarata është bërë nga lideri i PASOK-ut. Greqia ka një qeveri, tha Evangelos Venizelos, nisur nga diskutimet me fituesin e zgjedhjeve, Antonis Samaras.

Detajet e marrëveshjes prite të bëhen publike sot në darkë kur kreu i Demokracisë së Re, Samaras do të informojë presidentin Papulias për arritjen e marrëveshjes.

Samaras po zhvillon ende bisedime me Venizelos dhe kreun e Demokratëve të Majtë, Fotis Kouvelis për të përcaktuar përbërjen e kabinetit të ri. Zyrtarët thonë se vetëm Demokracia e Re do të ketë ministra të saj pasi dy partitë e saj do të zgjedhin teknokratë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›