Emërimet ne Gjykatën e Lartë, Sollaku kundër Halimit

Ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku shpehet kundër draftit te Ministrisë së Drejtësisë për Gjykatën e Lartë që detyron Presidentin të realizojë konsulta paraprake me partitë përpara paraqitjes së dekreteve për miratim në Kuvend.
Sipas ish- Kryeprokurorit, para firmosjes së dekreteve për anëtarët e rinj të këtij institucioni Kreu i Shtetit mund të konsultohet me kreret e partive parlametnare, por kjo nuk duhet të sanksionohet me ligj.
Ish kreu i organit të akuzës komenton edhe nje tjetër nen të ligjit që ka të bëjë me çështjen e integritetit të gjyqtarëve, pra me verfikimin nëse kandidatët kanë qenë spiunë ose bashkëpunëtore në të kaluarën.
Drafti i Minsitrisë së Drejtësisë pritet të merret në shqyrtim në komisonin e ligjeve gjatë javës së arddhme.
Ligji “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës së Lartë” kërkon një shumicë të cilësuar në Kuvend për t`u votuar pra për të kaluar ai kërkon pëlqimin si të PD-së, edhe të PS.