E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry, më i miri i Amerikës (video)

Thierry Henry është lavdëruar si “futbollisti më i mirë në Amerikë” pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyeshme për New York Red Bulls në fitoren 4-1 ndaj Torontos.

Ish ikona e Arsenalit, 35 vjeç, shënoi një dhe krijoi tre golat e tjerë për skuadrën e tij. Ai ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje këtë stinor, kurse ka shtuar edhe 12 asistime.

“Thierry ishte fenomenal. Ai i krijon të gjithë golat përveç ata të tijtë. Kur ai shkëlqen kështu, ju duhet të pranoni se është futbollisti më i mirë në ligë”, deklaroi trajneri i New York Red Bulls, Hans Backe. “Nëse shoh një bashkëlojtar në pozitë të mirë, ia pasoj topin atij. Është kaq e thjeshtë”, deklaroi Herny.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›