Me De Biasin, Shqipëria më e fortë

Ambasadori italian i akredituar në Shqipëri, Massimo Gaiani e ka mirëpritur emërimin e bashkëkombësit të tij, trajnerit të njohur italian, Gianni De Biasi në krye të Kombëtares së Shqipërisë.
Gaiani nëpërmjet një letra e ka uruar De Biasin për detyrën e re. Sipas tij, trajneri italian do ta bëjë më të fort ekipin kuq e zi, raportojnë mediat shqiptare.
“Detyra e re është meritë para së gjithash e karrierës së shkëlqyer dhe e meritave tuaja drejtuese në fushë, në shumë vite të punës tuaj”, thuhet pos tjerash në letrën e Gaianit dërguar De Biasit.