Hepatiti C, i rrezikshëm po aq sa SIDA
Rreth 1% e popullsisë në vendin tonë ka hepatit C. Kjo sëmundje është një rrezik serioz për shëndetin e popullatës. Strukturat shëndetësore bëjnë apel për më shumë ndërgjegjësim. Vendi ynë, mbetet ndër vendet e para në Europë për sëmundshmërinë nga hepatitet, ku tipi C mbetet më kërcënuesi për jetën. Sipas specialistëve të shëndetit publik, hepatic C është po aq i rrezikshëm sa edhe sëmundja e HI/AIDS. Sipas specialistëve të shëndetit publik, vdekshmëria nga hepatitet është e lartë dhe pikërisht rreth 20% e të prekurve nga hepati C humbin jetën. Ata bëjnë apel për testimin në kohë dhe trajtimin e sëmundjes. Hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë, ku janë të infektuar nga hepatiti B 2 milionë njerëz në botë, aktualisht të infektuar 350 milionë mbartës dhe 1 milion të infektuar këtë vit. Për hepatitin C ka 170 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe 20 mijë të infektuar çdo vit. Rrugët e transmetimit të sëmundjes, duke bërë viktima mijëra njerëz. Ministri Cikuli shpjegoi, se një ndër rrugët e transmetimit të sëmundjes është përmes transfuzionit të gjakut. Ndërkohë, të kërcënuar janë edhe fëmijët që lindin nga nënat, të cilat janë të infektuara me Hepatitin C. Akoma më shqetësuese, është edhe tendenca e të rinjve në ditët e sotme për të bërë tatuazhe dhe piercings, pasi virusi C është faktor risku edhe në këto raste. Përdoruesit intravenozë të drogës, qoftë edhe një herë të vetme, janë pa dyshim faktor risku për të marrë sëmundjen tepër të rëndë, thonë specialistët.